Shëndeti

OBSH: Mikroplastika në ujin e pijshëm nuk përbën ende rrezik për shëndetin

Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se nivelet aktuale të mikroplastikës, të pranishme në ujin e pijshëm, nuk përbëjnë ende rrezik për shëndetin, por ekspertët mbeten të kujdesshëm për të ardhmen.

Në një raport të publikuar sot, OBSH-ja prezanton një sintezë të njohurive të fundit për mikroplastikën në ujin e rubinetit dhe ujit në shishe dhe mbi efektet në shëndetin e njeriut, transmeton kp.

“Mesazhi kryesor parashikon të sigurojmë konsumatorët e ujit të pijshëm në mbarë botën. Sipas këtij vlerësimi ne mendojmë se rreziku është i ulët”, deklaroi koordinatori i Njësisë së OBSH-së për ujin, kanalizimet, higjienën dhe shëndetit, Bruce Gordon, në një konferencë shtypi.

Ai theksoi se analizimi i rreziqeve për shëndetin lidhur me mikroplastikën është përqendruar në tre aspekte, rrezikun e gëlltitjes, rreziqet kimike dhe rreziqet lidhur me praninë e bakterieve.

OBSH-ja këmbënguli që të dhënat për praninë e mikroplastikës në ujin e pijshëm janë për momentin të kufizuara dhe këto të fundit janë të vështira për t’u krahasuar, gjë që vështirëson analizën e rezultateve.

loading…