OBSH: lehtësimi i masave nuk do të thotë fundi i epidemisë

Kreu I Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajamëruar se më e keqja është ende para nesh, pasi studimet e reja sugjerojnë që vetëm 3% e popullsisë mund të jenë imunë ndaj koronavirusit.

Kreu u OBSH-së, I bëri këto komente ndërsa paralajmëroi se përplasjet politike mund të shfrytëzohen nga virusi, pasi iu përgjigj presidentit Trump në lidhje me akuzat për transparencën e organizatës.

Shtëpia e bardhë e akuzoi OBSH-në se ka favorizuar Kinën dhe ka reaguar në mënyrë të gabuar në lidhje me virusin, si një përpjekje për të fshehur seriozitetin e situatës, gjithashtu dihet Trump tërhoqi fondin me vlerë prej 500 milion dollarësh të ShBA-së për roganizatën.

“Nuk ka sekrete në OBSH”, tha Tedros, ndërsa insitoi se e kishin paralajmëruar botën për virusin që në fillim. “Ky virus është I rrezikshëm, ai shfrytëzon përqamjet në mes nesh”shtoi ai, duke e krahasuar koronavirusin me gripin spanjoll me atë vitit 1918.

“Na besoni më e keqja është akoma para nesh. Le t’a parandalojmë këtë tragjedi. Është një virus që shumë nerëz ende nuk e kuptojnë dhe lehtësimi I masave nuk do të thotë fund I epidemisë”deklaroi ai.

Deklarata e tij vjen pasi vetëm 2 ose 3 % e popullsisë se tërë globit e kanë kaluar virusin dhe për këtë arsye teorikisht mendohet se vetëm kjo përqindje e popullsisë në botë mund të ketë antitrupa. Maria Van Krekhoven, udhëheqja teknike e OBSh-së për Covid- 19 pranoi se organizata kishte menduar se shkalla e infeksionit do të ishte me e lartë.

Një numër studimesh, kanë sugjeruar se një pjesë shumë e vogël e popullatës kanë antitrupa që do ta luftonin sëmundjen nfektuese Covid-19. OBSH-ja planifikon të ekzamimojë kushtet dhe dhe metodat e testimit për këtë virus, dhe t’i kontroloj ato para se të publikoj një shifër zyrtare.

Ndërkaq, ekspertët e shëndetit paralajmëruarn gjithashtu se nëse keni pasur koronavirus nuk do të thotë se tani jeni imunë ndaj tij.