OBSH-ja thotë se sheh shenja inkurajuese të situatës me koronavirus në Evropë

Zyrtarët e OBSH-së kanë thënë se janë duke i vërejtur disa shenja inkurajuese në Evropë, pasi Italia ka raportuar së fundmi një numër më të vogël të infekturave dhe të personave të vdekur, shkruan The Guardian.

Drejtori regjional i OBSH-së në Evropë në një konferencë shtypi ka thënë:

“Edhe pse situata është ende serioze, ne kemi filuar të shohim disa shenja inkurajuese dhe shprese në Evropë. Italia, e cila ka numrin më të lartë të rasteve në regjion, ka pësuar një zvogëlim të numrit të personave të infektuar dhe kjo është një gjë shumë pozitive”

Duhet të theksohet që ai këtë deklaratë e ka bërë para se edhe Spanja të deklarojë një zvogëlim të numrit të vdekjeve në vend.

OBSH-ja në bazë të shifrave të fundit ka thënë se ekzistojnë 220.000 raste me COVID-19 të regjistruara në Evropë, si dhe 11.987 persona të vdekur.     Ndërkaq, numri i rasteve në mbarë botën është 4 00.000.  Kjo do të thotë që në mesin e 10 rasteve në botë, 6 prej tyre janë në Evropë.

Ekspertët e fushës kanë thënë se të gjithë shtetet duhet të bëhen gati për një betejë shumë të rëndësishe, sidomos gjatë kësaj jave dhe javës së ardhëshme.