OBSH-ja miraton vaksinën kineze anti-COVID “Sinopharm”

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar përdorimin e vaksinës kineze anti-COVID “Sinopharm”, njofton BBC.

Në një konferencë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë: “Këtë pasdite, OBSH-ja e futi në Listën për Përdorim Emergjent vaksinën kineze Sinopharm Beijing, duke e bërë atë vaksinën e gjashtë që merr vlerësimin e OBSH-së për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë. Kjo zgjeron listën e vaksinave anti-COVID që Covax mund të blejë dhe u jep vendeve besim për të shpejtuar miratimin e tyre rregullator dhe për të importuar dhe administruar një vaksinë”.

Covax është një përpjekje ndërkombëtare që të sigurojë qasje të drejtë në vaksinat midis kombeve të pasura dhe të varfra, por situata globale mbetet jashtëzakonisht e pabarabartë.