OBSH-ja ka një apel pas rritjes së rasteve me Covid-19

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dalë me një thirrje të drejtpërdrejtë për liderët e botës që të mos humbasin besimin dhe të mos dorëzohen në luftën përballë përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se e kupton lodhjen mendore dhe fizike me të cilën po përballen njerëzit në të gjithë botën, por ky nuk është momenti për t’u dorëzuar.

“Liderët duhet të balancojnë ndërprerjen e mënyrës së jetesës me nevojën për të mbrojtur punonjësit e shëndetësisë dhe sistemin shëndetësor që të mos shembet”, u shpreh Ghebreyesus.

Komentet e kreut të OBSH vijnë disa ditë pas deklaratave të një ndihmësi të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i cili pranonte se SHBA nuk do ta kontrollonte pandeminë.