Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se fëmijët e moshës 12 vjeçare e lart duhet të mbajnë maska për ta parandaluar përhapjen e COVID-19.
Kjo organizatë po ashtu shton se fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç duhet t’i mbajnë maskat varësisht nga rreziku që iu kanoset.
Ndërsa fëmijëve të moshës pesëvjeçare dhe më të re nuk iu kërkohet që të mbajnë maska.







