OBSH e shqetësuar për numrin alarmant të transmetimit të COVID-19 në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) theksoi se niveli i transmetimit të COVID-19 është alarmant në Evropë, njëkohësisht u shpreh e shqetësuar për lehtësimin e karantinës së vendosur ose të parashikuar në disa vende, përfshirë dhe Francën.

“Shifrat e shtatorit duhet të shërbejnë si alarm për të gjithë ne në mbarë Evropën, ku numri i rasteve të reja është tashmë më i lartë se ai i regjistruar në mars dhe në prill”, deklaroi sot drejtori i degës së Evropës të OBSH-së, Hans Kluge, raporton OBSh.

Kjo organizatë ka përjashtuar gjithashtu shkurtimin e rekomandimit të saj për një karantinë 14-ditore për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me virusin.

“Rekomandimi ynë 14-ditor i karantinës bazohej në kuptimin tonë të periudhës së inkubacionit dhe transmetimit të sëmundjes, ne vetëm do ta rishikonim atë bazuar në një ndryshim në kuptimin tonë të shkencës, që nuk është rasti deri më tani”, nënvizoi Catherine Smallëood, përgjegjëse për situatat emergjente në OBSH për Evropën.