OBSH e shqetësuar: Kina po fsheh numrin e vdekjeve nga COVID-19

Kina vazhdon të ulë numrin e vdekjeve nga COVID, por ndan shumë informacion për epideminë, tha sot shefja e sektorit teknik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për COVID-19 Marija van Kerkhove.

“Na mungojnë disa informacione shumë të rëndësishme dhe ne po punojmë me Kinën për të plotësuar ato boshllëqe,” shtoi Kerkhove.

Më 8 janar, Kina rihapi kufijtë dhe hoqi karantinën për vizitorët ndërkombëtarë për herë të parë në gati tre vjet, edhe pse vendi përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit.

Drejtori i komisionit shëndetësor për provincën qendrore të Henan, Kan Quanchenggu, tha më 8 janar se pothuajse 90 për qind e popullsisë është e infektuar me virusin korona, gjë që bie ndesh me të dhënat e COVID-it të publikuara nga qeveria në Pekin.