O’Brien poston me Thaçin: Administrata e Trumpit e gatshme të ndihmojë për arritjen e marrëveshjes

Robert O’Brien, Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar lajmin për takimin me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se administrata e Presidentit Trump është e gatshme të ndihmojë palët që të arrijnë një marrëveshje nga e cila do të përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.

Ky është postimi i plotë i Këshilltarit për Siguri Kombëtare të Trumpit, O’Brien:

KSK O’Brien është takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të shfrytëzuar momentumin e krijuar nga marrëveshjet e fundit për trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor me Serbinë. Presidenti Trump (@realDonaldTrump) dhe administrata e tij janë të gatshëm të ndihmojnë të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje që është në dobi edhe të popullit në Serbi, edhe në Kosovë.