O’Brien deklarohet pas takimit, thotë se ky ishte raund shumë i mirë diskutimesh

Ka përfunduar edhe takimi i dytë midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.Lidhur me këtë takim ka shkruar edhe këshilltari i presidentit Donald Trump për siguri kombëtare, Robert O’Brien.Ai ka hënë se palët kanë shënuar progres dhe se bisedimet do të vazhdojnë nesër.

Kryeministri Hoti tha se nesër mund të pritet arritja e një marrëveshje, e këtë e konfirmoi edhe Vuçiq, veçse ky tha se nuk mund të ketë njohje.

“Raund shumë i mirë diskutimesh këtë pasdite me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës. Ata bënë progres real sot. Faleminderit DFCgov, MCC gov dhe EximBankUS për pjesëmarrjen. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet vazhdojnë nesër”, tha Robert O’Brien.