SHBA

Objekti misterioz që lëvizi natën nëpër qiell (Video)

Debra Thompson nga Karolina e Jugut të Shteteve të Bashkuara, e ka filmuar një objekt misterioz, që pluskonte natën nëpër qiell.

Në pamjet që janë shpërndarë në internet, shihet një rreth që duket sikur është i ndezur, ndërsa në sfond ajo dëgjohet duke komentuar.

“Çfarë mund të jetë, është si një zjarr në qiell. Më duket sikur po na vrojton, nuk duket si lodër fëmijësh dhe e di që nuk është aeroplan”, ka thënë Thomson.

Lidhur me objektin e pazakontë, ajo i ka kontaktuar edhe autoritetet e një aeroporti që e ka në afërsi, të cilët kanë thënë se radarët e tyre nuk kanë kapur asgjë.

Shumë njerëz që i kanë parë pamjet, po mendojnë se është ndonjë aktivitet paranormal, por ashkush nuk ka dhënë ndonjë përfundim konkret.
https://www.youtube.com/watch?v=bqIeRkr0WPY