Kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së SBASHK-ut ka filluar sot ta bëjë komuna e Obiliqit.
Ndonëse me orar të shkurtuar, Ballkani.info merr vesh se Gjimnazi “Ismail Dumoshi” dhe ai
“17 Shkurti” në Obiliq që nga mëngjesi i së shtunës kanë filluar procesin mësimor, duke respektuar kështu vendimin e Ministrisë së Arsimit.
“ Janë mbajt gjashtë ore, por secila nga to ka qenë nga 30 minuta”ka thënë për portalin tonë një burim.
Për kompensimin e orëve të humbura mësimore ka vendores Ministria e Arsimit. Ku në secilën institucion shkollor pati dërguar vendimin ndaj të cilit obligohen të gjithë ta zbatojnë.
Rikujtojmë se SBASHK-u, është kundër kompensimit të orëve që humbën gjatë grevës së mësimdhënësve. /Ballkani.info







