Banorët e Obiliq kanë njoftuar se që nga ora 15:00 janë pa energji elektrike dhe ende nuk dihet arsyeja e ndërprerjes.
KP ka tentuar të marrë një përgjigje nga KEDS por ata nuk janë përgjigjur.
Ndërkohë, qytetarët thonë se në shumë qytete dhe lagje po ndalet energjia elektrike më shumë se sa në orarin e caktuar nga vetë KEDS, që është 6 me energji e 2 pa të.







