Obiliq: Rrahen disa persona, një i lenduar

Sot rreth orës 13:00 në rrugën “Adem Jashari” në Obliqi janë përleshur disa persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lendime trupore dhe është dërguar në QKUK dhe ka pranuar ndihmën e nevojshme.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth ores 13:00 kemi pranuar informaten per nje perleshje ne rrugen Adem Jashari ne Obiliq, ku lendime trupore ka persuar nje person (mashkull). Personi i lenduar eshte derkuar per tretman mjekeseor, nderkohe qe policia ka identifikuar personat e perfshire ne rast dhe eshte ne kerkim te tyre”, ka thënë Ahmeti.

loading…