Barack Obama
Obama: Stop armëve për ata që duan të lëndojnë të pafajshëm
Duhet të luftojmë rritjen e antisemitizmit dhe retorikën e urrejtjes ndaj atyre që na duan dhe atyre që luten ndryshe nga ne, citoi në rrjetin social Twitter, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
‘’Duhet të ndalojmë urgjentisht marrjen në duar të armëve kaq lehtësisht për ata që duan të lëndojnë njerëz të pafajshëm’’, shtoi ai.
Përdorimi i armëve është bërë një fenomen shqetësues për agjencitë ligjzbatuese, pasi shumë prej ngjarjeve kanë shkaktuar viktima të pafajshme, nëpër shkolla, rrugë dhe qendra tregtare.