Obama kthehet në Shtëpinë e Bardhë për zbulimin e portreteve zyrtare

Barack dhe Michelle Obama janë kthyer në Shtëpinë e Bardhë për zbulimin e portreteve të tyre zyrtare.

Më shumë se pesë vjet pasi Obama përfundoi mandatin e tij të dytë në Zyrën Ovale, ai dhe gruaja e tij u pritën nga njeriu që shërbeu si zëvendëspresident i tij tashmë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ish-zonja e parë është fotografuar me një fustan blu në dhomën e kuqe të Shtëpisë së Bardhë, në një pikturë të artistit të Brooklynit Sharon Sprung.

Para ceremonisë në East Room, Presidenti Biden përshëndeti çiftin, duke thënë: “Mirë se erdhët në shtëpi”.

“Me Barack si presidentin tonë ne ngriheshim çdo ditë dhe shkonim në punë plot shpresë”, shtoi mes tjerash Biden.

“Zoti president, asgjë nuk mund të më kishte përgatitur më mirë apo më shumë për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara sesa të jem pranë jush për tetë vjet, dhe këtë e them nga thellësia e zemrës sime”.

Portrete të mëdha, formale të presidentëve dhe zonjave të para të SHBA-ve zbukurojnë muret, korridoret dhe dhomat në të gjithë Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa është zakon që një ish-president të kthehet për zbulimin, Donald Trump nuk mbajti një ceremoni për Obamat ndërsa ai mbante postin e lartë.