Obama i uron shërim Trumpit dhe zonjës së parë: Duam që të gjithë të jenë të shëndetshëm, pa marrë parasysh partinë tonë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, thotë se bashkëshortja e tij, Michelle Obama dhe ai po luten për shërimin e presidentit aktual, Donald Trump dhe zonjës së parë, Melania Trump, pasi që këta dy të fundit konfirmuan se janë infektuar me koronavirus.

Obama ka thënë se në fund të fundit të gjithë janë amerikanë, andaj uron shëndet të mirë për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike.

“Michelle dhe unë shpresoj që Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë ata që preken nga koronavirusi në vend po marrin kujdesin e duhur dhe janë në rrugën e një shërimi të shpejtë. Padyshim, ne jemi në mes të një beteje të madhe politike tani dhe ndërsa ka shumë në rrezik, le të kujtojmë që të gjithë jemi amerikanë. Ne jemi të gjithë qenie njerëzore. Ne duam që të gjithë të jenë të shëndetshëm, pa marrë parasysh partinë tonë”, ka shkruar Obama në Facebook.