OAK: Urgjent të ndahen mjetet për punëtorët e sektorit privat

Oda e Afarizmit të Kosovës po kërkon nga Qeveria që mjetet financiare për bizneset dhe punëtorët të ndahen ashtu siç është propozuar nga ana e Ministrit të Financave ditë më parë me korigjimet e kërkuara

Përmes një komunikate për media, OAK thotë se ky vendim dhet të merret sa më shpejt.

“OAK konsideron se në rast Qeveria e Kosovës nuk merr vendim të shpejtë gjatë kësaj jave dhe nuk i ndahen mjetet punëtorëve dhe bineseve, Qeveria është duke bërë segregacion në mes të të punësuarve në Republikën e Kosovës’, thuhet në komunikatë.

OAK thekson se të punësuarit në sektorin privat të cilëve me vendim të Qeverisë i është ndaluar puna, nuk kanë marrë page dhe nuk dihet a do të marrin.

“Arsye është se Qeveria ka ekzekutuar pagat për punëtorët në institucione një javë ma herët, me paga të plota edhe pse 70 % e tyre nuk janë duke punuar, ndërsa të punësuarit në sektorin privat të cilëve me vendimet e fundit të Qeverisë i është ndaluar puna ose e kanë reduktuar stafin, nuk kanë marrë pagë ende dhe nuk dihet se a do të marrin pasiqë bizneset e kanë të pamundur që të mbulojnë këto shpenzime si rezultat i mos gjenerimit të të hyrave”, thekson OAK.