OAK përshëndet formimin e Qeverisë: Përmes bashkëpunimit mund të fuqizohet sektori privat

Duke uruar që zhvillimi ekonomik i vendit të jetë prioriteti kryesor, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka përshëndetur formimin e Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurti.

Nga OAK kanë deklaruar se vlerësojnë se nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë mes komunitetit të biznesit dhe organeve ekzekutive, mund të arrihet krijimi i një strategjie të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik në vend dhe fuqizimi i sektorit privat, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, e sidomos gjatë periudhës së vështirë me pandeminë me të cilën po përballemi.

“OAK si çdo herë është e hapur për partneritet dhe bashkëpunim  të ngushtë me institucionet për klimë shumë më të mirë të të bërit biznes duke dhënë edhe propozime konkrete”, thuhet në një njoftim për media.