Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që  të merr masa për shtyerjen e mundshme të tatimeve dhe kredive.

Sipas njoftimit, pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë vështirësi financiare çoftë në pagesë të tatimeve, pagave apo kredive.

“OAK përshëndet vendimet e mbrëmshme të Qeverisë për masat mbrojtëse dhe kërkon që të ketë masa të merren edhe për bizneset dhe punëtorët që do të detyrohen të mungojnë në procesin e punës gjatë ditëve në vijim.

Ashtu siç e kemi potencuar edhe në komunikatën e mëhershme kjo pandemi mund të shkaktojë vështirësi financiare çoftë në pagesë të tatimeve, pagave apo kredive.

Oda e Afarizmit kërkon që Qeveria të merr masa për shtyerjen e mundshme të tatimeve dhe kredive ndërsa bizneset që do të pësojnë dëme nga kjo pandemi të gjindet mënyra e kompensimit të tyre”, thuhet në komunikatë.