“O mam, e fitova”, Albani ende nën emocione të finales së “Kënga Magjke 2021”

Alban Ramosaj sjell të tjera pamje nga finalja e “Kënga Magjike 2021”.

Të shtunën (29 maj) u mbajt finalja e madhe e festivalit “Kënga Magjike”, ku fitues u shpall Alban Ramosaj.

Këngëtari i cili garoi me këngën “Thikat e mia” arriti që me votat e publikut, artistëve dhe të jurisë, të shpallet fitues i edicionit të 22-të të festivalit.

Ai përmes një postimi të fundit, tregoi se ende është në emocione të finales së “Kënga Magjike”, teksa publikoi foto me më të dashurat e tij.

Albani u fotografua në përqafim të nënës dhe motrës, Beatrixit, teksa në duar po e mbante trofeun e vendit të parë.

“O mam, e fitova! ❤️🏆 Familja e para”, shkruan ai.

Pas finales së festivalit, Albani pranoi urime të përzemërta nga kolegët, teksa asnjëri nuk e kontestoi fitoren e tij.