“O femër e urryer”, Sara Hoxha i kthehet ndjekëses

Ndodh shpesh me personazhet e njohur për publikun që përveç dashurisë, mbështetjes së madhe dhe komplimentave, të përballen edhe me kritika e mesazhe jo fort të këndshme.

Një pjesë e mirë e personazheve revoltohet nga këto mesazhe negative, ndërsa një pjesë tjetër as nuk e vret mendjen fare, njësoj si partnerja e Ledrit.

Sara po realizonte një “Ask” me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram dhe vëmendjen ia tërhoqi një koment negativ, që s’ngurroi ta bënte publik.

“O femër e urryer”-i shkruante një ndjekëse që Sara nuk e njihte aspak.

Kësaj ndjekësje, ajo ia ka kthyer përgjigjen me nota humori dhe me shumë sportivitet.

“O jeta po ça faji kam unë e shkreta”- ka shkruar ajo.

Tashmë, Sara dhe Ledri janë prindër të Poem Blu, që është kthyer në një prej bebushëve më të famshëm në Instagram.

Më herët, bukuroshja ka treguar se për hir të dashurisë për Ledrin, ka lënë “pas” familjen e saj.

Lashë një pjesë të familjes sime pas për të krijuar familjen time”- u shpreh ajo.