Nxënësit nga Lugina e Preshevës vizitojnë Prekazin

Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, (nesër) 6 tetor, organizon një eskurzion për nxënësit nga Lugina e Preshevës për ta vizituar Prekazin.

Nisja do të bëhet prej orës 10:00 nga Presheva dhe Bujanoci, ku pritet të arrijnë në Prekaz të Kosovës në mesditë.

Aty do të mbajë një fjalim, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Rexhep Hoti, i cili është Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Pas vizitës në Prekaz, nxënësit janë të ftuar që të drekojnë në objektin e Kryeministrisë në Prishtinë dhe më vonë do ta kenë rastin ta vizitojnë Parkun Arkeologjik të Ulpianës.