Dhuna

Nxënësit në Prishtinë të premten do të kenë orë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka marrë vendim që të premten në shkollat e kryeqytetit të ketë orë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore.

Në një njoftim në Facebook, Komuna ka njoftuar se ora e parë e mësimit të premten në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të mesëm të lartë do t’i kushtohet kundër dhunës në baza gjinore.

Të premten, një grua 21-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti në Ferizaj, ndërsa pesë ditë më vonë një 43-vjeçare u vra nga bashkëshorti në Pejë. Këto raste kanë nxitur reagime në opinion. Institucionet shtetërore kanë zhvilluar takime urgjente, ndërsa kanë paralajmëruar hapat që do t’i ndërmarrin për të parandaluar vrasjen e grave.

VIDEO BONUS: