Nxënësit e Kamenicës shqyejnë letrat e vendosura për mbyllje të shkollave, prindërit i duartrokasin
Inspektorati Komunal i Kamenicës bashkë me Policinë e Kosovës kanë vendosur disa letra në dy objekte shkollore me përmbajtje “Mbyllet përkohësisht”.
Prindërit dhe nxënësit e shkollave në Busavatë dhe Karaçevë tē Poshtme kanë dalë kundër tyre dhe në shenjë proteste nxënësit u nxitën që t’i heqin ato.
Disa zyrtarë të komunës kanë thënë shkurt për Klan Kosovën se arsyeja e vendosjes së këtyre letrave është për shkak të kushteve sanitare.
Prindërit janë ankuar se nuk mund t’i dërgojnë nxënësit në Kamenicë për shkak të largësisë.