Nxehet Bekë Berisha para deputetëve: Ndalnu se unë po flas këtu

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni sot ka raportuar para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Debati më i nxehtë mes ministrit dhe anëtarëve të komisionit u bë lidhur me shërbimin ushtarak që ishte propozuar nga Albin Kurti, në prezantimin e programit qeveritar.

Ky debat ngjalli polemika mes deputetëve të PDK-së, Ganimete Musliu e Elmi Reçica me ministrin Quni.

Ndërsa deputeti Reçica tha se i ka edhe dy petje t’ia prashtroi ministrit Quni, reagoi deputeti i AAK-së Bekë Berisha i cili kishte folur deri në atë moment më së paku në komision.

I “mërzitur” me pritjen e gjatë, Berisha “shpërtheu” duke thënë se fjalën merr ai.

“Jo nalu, po flas unë këtu. Dy pyetje ty (Elmi Reçicës) ka 30 minuta edhe dy sahat qetu jesim edhe kryesisht janë një parë fjalë që jam ka i ngoj qe tre sahat”, tha Berisha.

Pas kësaj deputeti i PDK-së, Reçica buzëqeshi por jo vetëm ai por edhe nga anëtarë tjerë të komisionit.