Nvidia pritet t’i prezantojë kartelat grafike më të shpejta GeForce me memorien GDDR6

Nvidia, sipas raporteve, po punon në kartelat e përmirësuara grafike GeForce RTX me memorien më të shpejtë GDDR6.

Thashethemet sugjerojnë se mund të priten përmirësime prej rreth 15% në fushën e taktit të memories, nga 14Gbps në 16Gbps, gjë që do ta forconte edhe bandwidthin e memories, raporton TweakTown.

Nëse thashethemet e reja janë të vërteta, kjo mund të nënkuptojë se Nvidia do ta lansojë GPU-në e re GeForce RTX 2080 me memorie GDDR6 prej 8GB @16Gbps, gjë që do të rezultonte në një trafik prej 512GB/sec (rritje deri në 448GB/sec sa i ka modeli origjinal RTX 2080).

Nvidia do të duhet t’i intensifikojë përpjekjet e veta në sektorin e video kartelave për t’iu kundërvënë AMD-së gjithnjë e më të fuqishme dhe serisë së ardhshme të kartelave grafike të kësaj kompanie, Radeon RX 3000, bazuar në arkitekturën Navi, shkruan KOHA Ditore.

Sa u përket takteve të GPU, priten takte më të larta në kartelat e reja grafike GeForce RTX, të cilat do t’i zëvendësojnë modelet ekzistuese RTX 2070/2080.