Nusja e Milot Rashicës sjell imazhet me të gjitha veshjet në kanagjeq

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po i jep fund beqarisë këtë muaj.

E e fejuara Rashicës, Belkiz Kera, ditët e fundit ishte pjesë e mediave rozë mjaft shumë.

Kjo për faktin se e fejuara e Milotit e bëri kanagjeqin, nga i cili publikoi pamje të shumta.

E kur jemi te pamjet, disa imazhe të reja nga kanagjegji i saj, i organizuar në muajin gusht, Belkizi i publikoi së fundmi në Instagram, ku shihet në secilën veshje që ajo ka zgjedhur të veshë.

Ajo është dukur si një nuse tipike shqiptare, me dimi e jelek dhe me dutane si të princeshave.

Çifti janë fejuar në vitin 2015.

loading…