Nushi “tregon” çfarë i shpjegoi Kurti, kancelarit gjerman në këtë foto: Flamuri i Kosoves o lara lara, Mimoza Kusari o e korruptume

Kryeministri Albin Kurti, i ka shpjeguar diçka kancelarit gjerman, Olaf Scholz, pak para se të nderohej nga garda shtetërore. Kurti është parë duke i shpjeguar me dorë, nga ana e Teatrit dhe objektit të Qeverisë, raporton GazetaBlic.

Kjo fotografi është komentuar edhe nga anëtari i PSD-së, Nol Nushi i cili ka ironizuar me kryeministrin duke ia kujtuar disa nga fjalimet e tij të mëparshme.

“Qaty o kone bina kur e pata majte fjalimin e protestes e thojsha qe Mimoza Kusari o e korruptume, e flamuri i Kosoves o lara lara.Tash kane ndrru do sene”, shkroi Nushi sipër kësaj fotografie.