Nushi: Planin franko-gjerman e solli Kurti, ai ka përgjegjësi për çdo gjë

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka thënë se planin franko-gjerman e ka sjell, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe nuk e ka gjetur në mesin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Nushi ka thënë se për çdo gjë negative dhe pozitive të këtij plani, përgjegjës është Kurti dhe mënyra e tij e negocimit.

“Planin Franko/Gjerman na e solli Kurti, nuk e ka gjet në mesin tonë. Ky plan s’ka ekzistu ma herët, as nuk është i trashëguar. Për çdo send negativ e pozitiv (nëse ka) përgjegjës ekskluzivisht është Albin Kurti dhe mënyra e tij e negocimit.” – ka shkruar Nushi.