Nushi për angazhimin e prokurorëve të EULEX’it në Speciale: Nuk priten ndryshime

Nol Nushi, anëtar i Partisë Social Demokrate, ka komentuar lidhur me çështjen e angazhimit të prokurorëve të EULEX’it në Gjykatën Speciale.

Nushi ka thënë se “eksperimenti është i njëjtë, nuk priten rezultate të ndryshme”, duke iu referuar si eksperiment angazhimit të mëhershëm të prokurorëve në gjykatat e Kosovës.

“Nga eksperimenti i njejte, nuk priten rezultate te ndryshme! Disa nga prokuroret qe per vite te tera kane punu ne EULEX ne Kosove, qenkan angazhuar si te tille nga Gjykata Speciale. Sigurisht qe krejt e mbajme mend EULEXin si nje nga eksperimentet me te deshtume e me efekt minimal ne drejtesi ndonese financat dhe privilegjet i kishin maksimale”, ka deklaruar ai.

EULEX’i është kritikuar nga njohësit e çështjeve juridike më herët lidhur me monitorimin e sundimit të ligjit, pasi që ky mision ndërkombëtar, sipas tyre, nuk ka përmbushur pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës.

Ndryshe, EULEX’it i është zgjatur mandati në formë teknike për një vit (deri më 2021’ën) nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.