Nushi paralajmëron bashkëpunimin me Ana Kabashin, ja çfarë thotë reperi

Reperi i njohur nga Prishtina, Nushi, kohëve të fundit ka postuar disa imazhe në rrjetin social Instagram, ku shihet përkrah me këngëtaren e njohur, Ana Kabashin.

Kjo ka bërë që publiku të pyes nëse do të ketë ndonjë bashkëpunim mes dy artistëve, ashtu edhe siç ka paralajmëruar Nushi.

Reperi në fjalë, në një prononcim të shkurtë për Ballkani.info, e ka konfirmuar lajmin që ka qarkulluar tash e disa ditë nëpër mediat rozë.

Nushi ka thënë se fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale janë pjesë të shkëputura nga klipi me këngëtaren Ana Kabashi.

“Ana është mysafire në projektin tim të ri që po pritet të lansohet më 22 Mars”, ka thënë Nushi për Ballkani.info.

Kujtojmë se projekti i fundit i reperit ka qenë kënga ‘Sa mdon’, e cila ishte pritur mirë nga dëgjuesit. /Ballkani.info