Nushi: Nëse rryma shtrenjtohet, numri i protestuesve do të dyfishohet

Nol Nushi i PSD’së thotë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës me anë të protestës. Thekson se numri i atyre që do të protestojnë do të dyfishohet.

“As aksionet protestuese e as protestat nuk i organizon PSD’ja, i organizon vetë qeveria me gabimet që ajo i bën. Nëse kemi edhe një vendim të tillë qysh ka qenë herën e kaluar unë tashmë jam i bindur që protesta veç ka me u dyfishuar”, tha Nushi.

A do të organizojnë protesta?

“Sigurisht, kjo nuk vjen në diskutim. Kjo nuk është fare sfiduese për PSD’në sepse ne subjektin e kemi infrastrukturë për mobilizimin e kësaj fatkeqësie të qytetarëve në këtë fushë konkrete dhe sigurisht që kemi me bo edhe aktivitete qysh e bëmë sot një aktivitet tjetër simbolik ku i vendosëm logot e asaj kompanie private në veturat e qeverisë sepse ka kohë këto muajt e dimrit që veturat e qeverisë janë në shërbim të një kompanie private dhe nuk bëjnë kurgjo tjetër”, tha Nushi për RTV Dukagjini.

“Rritje kaq të madhe të faturave s’ka pasur kurrë”, tha Nushi.

Tha se protestat do të jenë paqësore.