Nushi: Kurti, ky agjërues fullirant – pasdite tha që ka agjëru, paradite ka pi kafe

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD), e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si “agjërues fullirant”.

Kurti ka deklaruar të martën se “zakonisht agjëron ditët kur ftohet për iftar”.

Por Nushi tha se Kurti paradite ka pirë kafe në Drenas, sipas tij Kurti “po mashtron”.

”Kurti, ky agjërues fullirant. Pasdite tha që ka agjeru, por paradite ka pi kafe Rrena është e qartë. Por Kryeministri është instrumentalizues. Ai mendon që në këtë formë e rrenë xhematin, por harron që neve që e percjellim poshtë me vëmendje dhe ata nalt s’munet me na rrejte”, ka shkruar Nushi në Twitter.