Asociacioni

Nushi: Kurti e ka ditë që Asociacioni është kusht, mos ia hani foret

Nol Nushi i PSD-së, thotë se Kurti e ka ditë që nga fillimi se Asociacioni është kusht për në Këshillin e Evropës.

Nushi nëpërmjet një teksti dhe një video që mund ta shikoni më poshtë, thotë:

“Kurti e ka ditë që asociacioni është kusht.

Prej që kemi apliku për Keshill të Evropës, Kurti e ka ditë që themelimi i asociacionit është I lidhur me aplikimin tonë në këtë insititucion. Bile ai i shkruan letër Keshillit duke i premtu themelimin e asociacionit.

Tash po don me u shitë viktimë dhe i habitur për diçka që e ka ditë vet.

Mos ja hani këto fore”.