Nushi kritikon Osmanin: Po ta bënte një veprim të tillë pararendësi i saj, ose kushdo tjetër, do të kishim parë një çartje

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, ka kritikuar vendimin e u.d. të presidentit, Vjosa Osmani, për ndarjen e mjeteve shtesë tek llogaritë stafit të presidencës. Nushi thotë se po të ishte marrë ky vendim nga ndonjëri prej paraardhësve të Osmanit atëherë kritikat nëpër medie do të ishin të tepërta.

“Vjosa Osmani paska nenshkruar vendimin qe t’ua ndaje punetoreve te presidences nga 700 euro page shtese. Po ta bente nje veprim te tille pararendesi i saj, ose kushdo tjeter do te kishim pare nje çartje te FBse nga statuset ku denohet ky abuzim ne kohe fushate. Analisteve “te pavarur” do tua kishim pare damaret ne fyt nga ulurimat ne kundershtim te kesaj “hajnije”. Por ata heshtin. Heshtin edhe kur Mimoza Kusari perdore gjuhe seksiste, heshtin edhe kur VV puneson familjare neper Komuna, heshtin…”, ka shkruar ai.

Ai tutje thotë se për raste të njëjta, kritikat e Osmanit e të tjerëve kanë qenë të tepërta.

“Sepse ata per fenomenet e njejta kane vendosur te kritikojne ndryshe. Pra per ata qe po e doJne ndryshimin, nuk ka lidhje cka po behet por kush po e ben. Kesisoj do ta shohim qe as nuk jane te shqetesuar aq shume per korrupsionin, kur keta qe po na e sjellin “ndryshimin” do te fillojne te korruptohen ne emer te ketij ndryshimi. Standardet e dyfishta ne kritike jane oportunizëm”, shtoi ai.