Nushi i PSD-së i çon mesazh privat Kurtit për të votuar në referendum

Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, i ka dërguar mesazh privat kryeministrit Albin Kurti për të votuar në referendumin që do ta organizojë nesër PSD-ja.

Nushi e ka ftuar Kurtin përmes emailit dhe një mesazhi të dërguar privatisht në Whatsapp.

Nesër në ora 13:00, PSD-ja do të organizojë referendum për bashkim me Shqipërinë.

Gjithashtu, para pak ditësh, qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u takuan për të marrë vendime në dobi të kombit shqiptar, e një ndër to ishte heqja e plotë e kufirit në mes të dy shteteve.

” Para pak minutash, permes emailit zyrtar dhe numrit personal te telefonit, e njoftuam Kryeministrin Kurti qe neser ne ora 13:00, ne sheshin Skenderbeu do te organizohet referendum per bashkim me Shqiperine.Duke e ditur qe Kryeministri i ka 700 pune, vendosem qe kete punet logjistike t’i kryejme ne per te ne menyre qe ai ta kryeje vetem procesin e votimit.Shihemi ne shesh Kryeminister!”, shkruan Nushi në Facebook.