Nushi dhe Rino Sopjani paralajmërojnë këngën “A e din”

Nushi është njëri nga rep-artistët që kohëve të fundit ka arritur të bëjë bujë të madhe në estradën shqiptare.

Që nga paraqitja e parë e deri më tani, ai ka treguar se ka talent në zhanrin përkatës, ndërsa numëron edhe bashkëpunime të suksesshme.

Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi nga Prishtina nga paralajmëruar se është në përgatitje të projektit më të ri.

“A e din”, titullohet kënga, që kësaj radhe do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin Rino Sopjani.

Dyshja ditë më parë kishin bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohet projekti, por gjatë ditës së sotme (e shtunë), ishte Nushi ai që i bëri publike disa sekuenca të këngës dhe klipit.

Fansat e dyshes menjëherë e kanë mirëpritur një lajm të tillë, duke komentuar pozitivisht në postimet e tyre.