Nuk është hera e parë që e shohim reperin Nushi duke u mobilizuar për të ndihmuar.

Jo më shumë se një muaj, ai kishte qenë tejet aktiv duke ndihmuar të prekurit nga termeti në Durrës, ndërsa tani për festat e fundvitit ai ka vendosur të bëjë  të njëjtën gjë.

Në disa storje të publikuara në Instagram, reperi duket se sa vizituar një shkollë në Prishtinë e kështu u ka shprëndarë secilit prej tyre dhurata. Po ashtu në njërën prej videove shishet se si të gjithë fëmijët bërtasin emrin e reperit.

Kujtojmë se Nushi para një muaji ka sjellë të ripërpunuar këngën e Naser Berishës, ‘A m’kujton’, e cila tashmë numëron mbi një milion klikime në Youtube.