Nuseir Yassin, i cili menaxhon faqen e njohur të Facebook-ut “NasDaily”, prej kohësh viziton vende të ndryshme të botës, nga të cilat pasqyron gjera interesante përmes një videoje një miutëshe.
Falë Nuseir Yassin-it, fundmi shqiptarët dhe Shqipëria kanë marrë vëmendje nga miliona njerëz anë e mbanë botës.
Në videot njëminutëshe ditore që ai poston në faqen e tij, nuk ka hezituar ta promovojë Shqipërinë për tolerancën fetare, Besën e shqiptarit, e madje edhe për çmimet e lira të kafeve.
