Nura merr detyrën nga Jashari, i pranishëm në ceremoni edhe Lushtaku

Fadil Nura ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Skenderajt.

Ai detyrën e pranoi nga ish-kryetari i Skenderajt, Bekim JasharI.

Nura gjatë pranimit të mandatit ka qenë i shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

“Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar”, ka shkruar Nura në Facebook.

Nura ka falënderuar Jasharin për ceremoninë e organizuar.

“Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës. Do të jemi të hapur kurdo për të bashkëpunuar në të mirë të qytetarëve! Faleminderit për gjithçka që keni bërë. Qofsh i bekuar”, thotë mes tjerash ai.

Fadil Nura ka fituar mandatin e kryetarit të Skenderajt, më 17 tetor.