Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se i ka adresuar Kuvendit propozim-vendimin për hapjen e fabrikës së industrisë së drurit dhe produkteve – parafabrikateve të betonit në këtë komunë.

Me këtë investim në vlerë prej 4 milionë euro do të hapën 100 vende pune.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, po i adresoj Kuvendit propozim-vendimin për hapjen e fabrikës së industrisë së drurit dhe produkteve – parafabrikateve të betonit në Komunën tonë.Një investim në vlerën e 4,000,000 € (katër milionë euro) që do të gjenerojë 100 vende pune”, ka shkruar Nura.

Ai gjithashtu tha se nuk do të ndalen së krijuari kushte për investime në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.