Numër i frikshëm vdekjesh nga Covid19 në Itali, shteti në tunel pa dritë

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.

Numri i viktimave ka shkuar në 4032, që do të thotë janë 627 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 5986 duke e çuar në rreth 47021 numrin total, ndërsa sa i përket të shëruarave janë 689 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5129.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 1179.

3655 janë në gjendje kritike në Itali./tch