Rezultati i zgjedhjeve ka ndryshuar për një nuancë shumë të vogël, pas numërimit të 42 vendvotimeve të tjera.

Me 96.45% të votave të procesurara, Vetëvendosje ka marrë 41.11 prej tyre, apo 333436 vota, tregojnë të dhënat zyrtare nga KQZ-ja.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 22.28% të votave, apo 180714 vota.

LDK-ja është e treta me 144205 vota, apo 17.78%.

Në vendin e katërt është koalicioni AAK-NISMA me 60497 vota apo 7.46%.