Numri shtatë i AAK-së, që synon mandatin e deputetit për herë të katërt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është një ndër partitë politike të para në Kosovë. E formuar në vitin 2000 nga individë me një të kaluar patriotike, AAK ka pasur rol mjaft të madh në proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Mbështetësit e kësaj partie fillimisht ishin më shumë nga Rrafshi i Dukagjinit, në qytetet Pejë, Deçan dhe Gjakovë, por tani ajo ka shtrirje në tërë Kosovën.

Nga qyteti i Gjakovës ndër emrat e parë në AAK është edhe Pal Lekaj, i cili sot është nënkryetar i kësaj partie.

Lekaj ka qenë kryetar i Gjakovës për dy mandate nga viti 2007 e deri në vitin 2013, ndërsa për tri mandate rresht ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai  ka qenë edhe ministër i Infrastrukurës në Qeverinë e Kosovës, në të cilën është shquar për punën e tij të suksesshme, ndër to është jetësimi i autostradës së Dukagjinit, pastaj autostrada e Gjilanit, autostrada Prishtinë- Mitrovicë, ura e Smolicës, finalizimin e autosradës “Arbër Xhaferi”,ndihmë financiare për secilën komunë, projekti “Bashkimi i Ferizajit” dhe shumë projekte tjera në Deçan, Gjakovë, Fushë Kosovë, Zhur- Dragash- Brod, Skenderaj, Rahovec dhe pothuajse në secilin vend tjetër të Kosovës.

Në zgjedhjet e 6 tetorit Lekaj kishte arritur t’i fitojë 10 mijë e 351 vota, ndërsa kandidat për deputet është edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Lekaj mban numër 7, ndërsa më tepër rreth biografisë së tij mund të lexoni më poshtë:

Dr. Pal Lekaj, u lind me 29.06.1962 në Gjakovë. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin ku edhe u rritë, në Novosellë të Epërme. Në vitin 1977-1980 vijoi shkollën e mesme në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, për të vazhduar pastaj në vitet 1984/5 studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1993 arriti të marrë titullin Doktor i Mjekësisë. Por për të plotësuar mësimet dhe praktikat universitare vazhdoi edhe shkolla të tjera si: Nerheriends School of Public Health gjatë vitit 2001-2002, gjithashtu gjatë vitit 2001 mbrojti titullin Magjistër i menaxhimit, 2005-2006 – National School of Govermment, 2006- Menager Trainning Programme-DFID Project etj.
Karrierën politike në AAK e filloi që me formimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në vitin 1999 iu besua pozita e Nënkryetarit të Degës së AAK-së në Gjakovë.
Përgjatë viteve 2002-2005 ishte Anëtar i Këshillit Kombëtar në AAK, 2002-2006 ishte Anëtar i Asamblesë Komunale, Anëtar i Kryesisë së AAK-së në Qendër dhe gjithashtu Kryetar i Degës së AAK-së në Gjakovë.

Ndërkaq karriera e punës që lidhet me rrugëtimin politik por gjithsesi edhe profesional e filloi pikërisht në vitin 1999-2000 ku u emërua Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Nga viti 2000-2006- Drejtor i ZASHMSH në Ministrinë për Shëndetësi, 2007-2008 Kryeshef Ekzekutiv në Kuvendin Komunal Gjakovë, 2008-2009 – Kryetar i Komunës së Gjakovës dhe duke vazhduar prapë këtë detyrë edhe në vitin 2010-2013.

Deputet në Kuvendin e Kosovës për 3 mandate si dhe ministër i Infrastrukurës në Qeverinë e Kosovës.