Analisti Armend Muja i hyri për herë të parë garës për deputet të Kuvendit, e në këto zgjedhje ai arriti të marrë numër të madh të votave.

Në listën e publikuar me votat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, bëhet e ditur se Armend Muja ka marrë gjithsej 44, 073 vota.

Muja është votuar më shumë se disa nga kolegët e tij, të cilët kanë përvojë të gjatë në politikë.

Ai ka lënë prapa Saranda Bogujevcin e cila ka mbi 26 mijë vota etj.