Numri i të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi

Dalin shifrat zyrtare COVID-19 në vendet e prekura, pas shpalljes pandemi globale nga OBSH. Kina mban vendin e parë për nga numri i të infektuarve me 81 008, nga të cilët kanë humbur jetën 3255 persona. Rastet e reja në Kinë janë gjithnjë e më pak, po ashtu edhe numri i të vdekurve, ndryshe nga muaji i kaluarës.

Pas Kinës vjen Italia, diçka e paimagjinueshme dhe e pamendueshme disa javë më parë. 53 578 janë infektuar, ndërsa kanë humbur jetë, si në asnjë vend tjetër të planetit, 4825 persona. Shifrat e raportuara janë të frikshme nga dita në ditë. Vetëm sot janë konfirmuar pozitivë plot 6 557 persona.

Italia ndiqet nga Irani me 1556 të vdekur dhe 20 610 të infektuar. Një tjetër vend europian si Spanja gjithashtu raporton shifra të frike me 25 374 të infektuar dhe 1378 të vdekur.

Më poshtë tabela vijon me SHBA të cilët kanë 288 vdekje, Gjermania me 77 të vdekur dhe 21854 të infektuar. Franca me 14 459 të infektuar dhe 562 të vdekur.

Në këtë tabelë renditet edhe Shqipëria me 76 të infektuar dhe dy të vdekur, ndërsa 3 pacientë janë shëruar plotësisht.

Kosova deri më tash i ka 30 të prekur, asnjë të vdekur dhe asnjë të shëruar.

Kosova 30 +4 0 0 0