Numri i të shëruarve në Kosovë nga koronavirusi arrin në 2003

Të martën e 7 korrikut janë regjistruar 183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, përderisa janë regjistruar edhe tri vdekje.

Me shtimin e 183 rasteve të reja, numri i përgjithshëm ka arritur në 3886, ndërsa me shtimin e tri vdekjeve numri i viktimave ka shkuar në 82. Të martën janë shëruar 57 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2003.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.

Rezultati i së martës ka dalë nga testimi i 365 mostrave të marra nga Klinika Infektive.