Numri i të infektuarve u ul për shkak të rritjes së temperaturave

Shkencëtarët janë të bindur se ngrohja e temperaturave mund të shpjegojë pjesërisht përse rastet me koronavirus kanë rënë ndjeshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë Europën javët e fundi.

Disa studime kanë sugjeruar se vitamina D mund t’i mbrojë njerëzit të mos përballen me pasoja të ashpra nga Covid-19 dhe dielli është një nga burimet më të mira të vitaminës jetike.

Studiuesit nga Universiteti i Anglisë Lindore krahasuan nivelet mesatare të vitaminës D dhe gjetën një lidhje midis njerëzve që kishin niveleve të ulëta të vitaminës D dhe atyre që ndërronin jetë pasi infektoheshin nga koronavirusi.

Muaji i kaluar ishte prilli më i ngrohtë përgjatë viteve të fundit. Ekspertët thonë se moti i mirë mund të shpejtojë rënien e epidemisë, i kombinuar me efektet e masave bllokimit. Virusi vdes më shpejt në prani të rrezeve të diellit dhe mbijeton më së miri në kushte shtëpie, zbuloi studimi.