Numri i ankesave për zhdukjen e ushtarëve rusë në Ukrainë tejkalon shifrën e 40 mijëve

Vetëm në prill 2022, administrata e Putinit mori  41 mijë e 666 ankesa nga të afërmit e ushtarëve të zhdukur gjatë luftës në Ukrainë.

Sipas Important Stories, e njohur si “organizatë e padëshirueshme” dhe “agjent i huaj”, të afërm të ushtarakëve shkruajnë se kanë aplikuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në zyrat e regjistrimit ushtarak, por nuk kanë marrë asnjë informacion për fatin e tyre. Ankesat u shtuan pasi ministria nuk iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve.

Herën e fundit që departamenti ushtarak raportoi  për1351 ushtarë të vdekur dhe nuk publikoi më informacion për humbjet. Autoritetet gjithashtu nuk publikojnë listat e ushtarëve të vrarë ose të kapur në Ukrainë.

Që nga fillimi i vitit,  rusët janë ankuar më shumë se 1 milion herë te presidenti për Ministrinë e Mbrojtjes.

Kjo është më shumë se në çdo kohë tjetër në gjashtë vitet e fundit. Që nga prilli, rrjedha kryesore e letrave drejtuar Administratës Presidenciale i është kushtuar luftës: njerëzit ankohen për punën e zyrave të regjistrimit ushtarak, kërkimin e të burgosurve dhe të zhdukurve, shërbimin e rekrutimit dhe kontratës ose shkarkimin nga shërbimi, pagesat për ushtarët me kontratë, armët dhe lufta në përgjithësi.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes praktikisht nuk u përgjigjet ankesave të qytetarëve. Administrata presidenciale është e detyruar t’i marrë parasysh të gjitha letrat, por dërgimi i një ankese në departamentin përkatës konsiderohet gjithashtu i vështirë. Gjatë luftës as aktivistët e të drejtave të njeriut nuk mund të marrin përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes, thekson gazeta.